2008-05-15 13:38:50

Një tufë me vargje kushtuar Zojës së Bekuar nga poetët shqiptarë.


(15.05.2008 RV)Zojës së Këshillit të Mirë
(Tekst i një kënge të njohur)
Nër mjerime e halle e t’zeza,
T’bijt e Zojës ngushllim kerkojnë;
Gjama e jonë der n’qiell do t’shkojë,
Tue lypë mëshirë, tue britë: Medet!
Qysh n’at ditë qi na braktise,
Njimij t’zezat na kanë mblue;
Ktheu, o Nanë, me na ndihmue,
N’tallaz t’ jetës gjith ditë e net.
Ktheu, o Zoja e Këshillit t’Mirë,
Na prij n’paqë t’hyjnueshmit Bir.
Rreth e rreth figures sate
Ka me u bledhë gjithë Shqiptaria,
Kanë me ardhun pleqt e fëmia,
Me gëzim t’zêmërs tue t’u falë.
Ka me u ndezë ndër zêmrat tona,
Njajo fé që ka shelbim;
Kanë me dijtë prej Tejet pështim,
Gjithsa njerëz janë n’fushe e n’mal.
Ktheu, o Zoja e Këshillit t’Mirë, Na prij n’paqë t’hyjnueshmit Bir!







All the contents on this site are copyrighted ©.