2008-05-15 16:39:47

Mëse 50 mijë viktima nga tërmeti në Kinë


(15.05.2008 RV)Mund të jenë mëse 50 mijë viktimat e tërmetit të së hënës në Kinën perëndimore. Sipas agjensisë Kina e Re, e cila citon qendrën qeveritare të koordinimit të ndihmave, bilanci zyrtar është 19.500 të vdekur, por ai do të rritet së shpejti. Puna e atyre që po mundohen të nxjerrin nga gërmadhat njerëzit është e pandalshme, por me kalimin e ditëve bëhet gjithnjë e më e vështirë që të gjenden persona të gjallë poshtë ndërtesave të shembura. Të plagosurit kanë kapërcyer shifrën 60 mijë e rreth 12.500 vetë janë në gjendje të rëndë. Gjithashtu janë në rrezik 400 rezervuarë me ujë.







All the contents on this site are copyrighted ©.