2008-05-14 19:00:33

Shtegtimi tradicional i shqiptarëve tek Zoja e Këshillit të Mirë në Gjenacan.


(14.05.2008 RV)Të dielën, më 25 maj, Zoja e Këshillit të Mirë në Gjenacan pret bijtë e vet shqiptarë nga të katër anët e Italisë e të botës: është një nga shtegtimet më fatlume, sepse në përkim me përfundimin e vizitës ‘ad Limina’ të të gjithë ipeshkvijve shqiptarë, që do t’u sjellin besimtarëve edhe mesazhin e Benediktit XVI për Shqipërinë e Kishën në trojet shqiptare.
Liturgjinë eukaristike, që do të fillojë në orën 11.00 dhe lutjen drejtuar Zojës së Këshillit të Mirë, do ta kryesojë Shkëlqesia e Tij, imzot Rrok Mirdita, Kryeipeshkëv Metropolit i Tiranë- Durrësit, në bashkëkremtim me ipeshkvij të tjerë të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.