2008-05-14 18:59:19

Doktor Pjetër Pepa i dhuron Papës librin e martirëve shqiptarë të diktaturës.


(14.05.2008 RV)Në audiencën e sotme të përgjithshme ishte i pranishëm një grup i vogël shqiptarësh, ndërmjet të cilëve edhe doktor Pjetër Pepa, njëmbëdhjetë vjet më parë ambasador i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë Apostolike, autor i librit ‘Dosja e diktaturës’, të cilin ia pati dhuruar Gjon Palit II. Sot i solli Papës Benedikti XVI një dhuratë të re të kësaj natyre: një libër kushtuar martirëve. Ja si shprehet doktor Pjetër Pepa, në mikrofonin tonë, për këtë libër të ri, botuar në një kohë kur vijon procesi për lumnimin e 40- martirëve të Kishës katolike, si dhe për praninë e tij në audiencën e sotme: RealAudioMP3
 







All the contents on this site are copyrighted ©.