2008-05-13 17:49:44

Rruzarja e Papës në 4 CD realizuar nga Radio Vatikani. Atë Lombardi shpjegon nismën dhe nënvizon përmasën mariane të papnisë së Benediktit XVI.


(13.05.2008 RV)RealAudioMP3 Tani të gjithë besimtarët kanë mundësi t’i luten Zojës së Bekuar me Rruzaren Shenjte, të udhëhequr nga zëri i Benediktit XVI, falë regjistrimit, realizuar nga Radioja jonë. Janë 4 CD, të mbledhura në një kuti, që kushtojnë 15 euro. Regjistrimi mund të kërkohet drejtpëdrejtë në Radion tonë ose në Librarinë e Vatikanit në Sheshin e Shën Pjetrit.
Rruzarja Shenjte nuk është praktikë e përshpirtshme, që lidhet me të kaluarën, të cilën e kujtojmë me mall. “Për Rruzaren sot po lulëzon një pranverë e re”. Këtë nënvizoi Benediktit XVI më 3 majin e kaluar, kur tha Rruzaren në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe. Shumë besimtarë romakë e konsiderojnë gëzim të vërtetë mundësinë për ta thënë Rruzaren së bashku me Atin e Shenjtë . E tani këtë mundësi e kanë edhe ata që jetojnë shumë larg Romës, falë regjistrimit, realizuar nga Radio Vatikani, në katër seri Misteresh. Por si lindi kjo nismë? Përgjigjet drejtori ynë i përgjithshëm, atë Federiko Lombardi:

Përgjigje: - Lindi si përgjigje ndaj një kërkese të dëgjuesve e të disa radiove katolike. Duhet kujtuar se gjatë papnisë së Gjon Palit II, Papa e pati thënë shumë herë Rruzaren drejtpërdrejtë para mikrofonit të Radio Vatikanit, duke i dhënë një ngushëllim të madh dëgjuesve, e kështu shumëkush u mësua ta thotë Rruzaren i udhëhequr nga vetë Ati i Shenjtë. Vitet e fundit, Gjon Pali II nuk mundi më ta thoshte drejtpërdrejtë Rruzaren, por me që kishim disa regjistrime, dëgjuesit, besimtarët, mund të përdornin kasetat e përgatitura për ta, ku ishte e regjistruar Rruzarja e prirë nga Papa. E kjo e lehtësonte uratën e devocionin e tyre. Me papninë e re, kjo kërkesë, natyrisht, u përsërit, sepse besimtarët dëshirojnë të luten me Atin e Shenjtë. Papa Benedikti XVI e ka thënë shumë herë Rruzaren, edhe me besimtarët, por këto kremtime lidheshin me situata shumë të posaçme ose ishin në gjuhën italiane, me misteret e shqiptuara nga njerëz të tjerë. Kështu nuk kishim një Rruzare që t’i përgjigjej dëshirës së përgjithshme, për ta paraqitur si përgjigje të kërkesave të dëgjuesve shumë të ndryshëm, edhe në këndvështrimin e gjuhëve kombëtare. Tani, falë bujarisë së Atit të Shenjtë, mundëm ta realizojmë:

 
Primum Mysterium. Angelus Domini nuntiavit Mariae…

 
Në regjistrim, Rruzarja thuhet në gjuhën latine. Atë Lombardi shpjegon arsyet pse u zgjodh kjo gjuhë:

Përgjigje: - Papa e tha një herë Rruzaren në një nga kapelat e Pallatit Apostolik e ne mundëm ta regjistrojmë në latinisht. E realizuam latinisht, sepse kërkesat nuk vijnë vetëm nga Italia, por edhe nga shumë vende të tjera të botës. Prandaj zgjodhëm këtë gjuhë që e kuptojnë të gjithë, sepse gjuhë universale e Kishës.







All the contents on this site are copyrighted ©.