2008-05-12 18:17:12

Një tufë me vargje kushtuar Zojës së Bekuar nga poetët shqiptarë.


(12.05.2008 RV)Ndër kambë Tua

Ndër kambë tua, Zoja Mërí,
Janë tue ardhë, qe, tanë bijt t’tú;
Merr dhantinë, që me dashtëní
Zêmra e jonë, o Nanë, t’kushton.
Por n’mos kjoshin zêmrat tona
Aq të bardha, porsi lili:
Ti jé Nana gjithë e jona,
Tjeter shpirti s’na kerkon.
Nanë e dashtun, Nanë e lume,
Nanë e Zotit n’ty mishnue,
Ti e din mirë se n’jetë t’shkretnueme,
Zêmra e eme, o Zojë, ankon.
Ty, o e Qiellve bukuria,
Ty, që ndrite prosi diell,
T’falet, Zojë, t’falet, Maria,
Zani i em, kah lavde t’kndon.
Sheklli e ferri, ah! sa mundohen
Me m’vû prita, n’mëkat me m’ rrxue;
As un’ s’kam se kuj i ankohem,
Veç Ty, o Nanë, që t’mirën m’don.
Kur kah Ti un’ sytë i priri,
Njallem n’zêmër plot uzdajë,
Zojë, prej Teje na rrjedh hiri,
Nper Ty shpirti, o Nanë shêjtnon.
Due me t’ dashtë, me t’ dashtë gjithhera,
M’u ndezë flakë n’dashtëní për Ty ;
Me t’avitë due zêmra tjera
Me t’kndue ‘ i lavd që Ty t’madhnon.
Ardhët, po, ardhët, ah! shpejt ardhët dita,
Qi i shkatërruem prej shekllit t’mjerë,
Fluturim, si gjithherë prita,
Ardhsha atje, ku Ti lumnon.
E atje n’qiellë, po para fronit
Shpirti em tue u permbysë,
Ka me u gëzue pergjithmonit:
Tjeter zemra, O Nanë s’m’ dishron.







All the contents on this site are copyrighted ©.