2008-05-10 18:33:45

Benedikti XVI pjesëmarrësve në takimin mbi ‘Humanæ Vitæ’: Dashuria bashkëshortore, që pranon dhuratën e paçmuar të jetës, duhet t’i lidhë ngushtësisht lirinë me të vërtetën.


(10.05.2008 RV)“T’i lidhësh ngushtësisht lirinë me të vërtetën, kur është fjala për të vlerësuar dhuratën e paçmuar të jetës njerëzore”: mbi këtë temë themelore, sa të vjetër, aq edhe të re, u përqendrua fjalimi i Benediktit XVI drejtuar pjesëmarrësve të takimit ndërkombëtar, organizuar me rastin e 40-vjetorit të ‘Humanæ Vitæ’, enciklikë e Palit VI. Një fjalim me frymëmarrje të gjërë mbi një nga vlerat e padiskutueshme, aq të dashura për Papën. Audienca e sotme i krijoi Benediktit XVI mundësinë të kujtojë guximin dhe largpamësinë e Papës Montini në publikimin e enciklikës e cila, për fat të keq, shpesh herë nuk u kuptua si duhet.







All the contents on this site are copyrighted ©.