2008-05-09 16:43:39

Një vit më parë vizita e Benediktit XVI në Brazil.


(09.05.2008 RV)U përkujtua sot kryevjetori i shtegtimit apostolik të Benediktit XVI në Brazil, me rastin e Konferencës V të Përgjithshme të Episkopatit Latinoamerikan e të Karaibeve, mbajtur në Aparesidë. E pikërisht dje Benedikti XVI priti në audiencë imzot Raimundo Damasheno Asiz dhe imzot Viktor Sánçez, përkatësisht kryetar e sekretar i sekretarisë së përgjithshme të Këshillit Ipeshkvnor Latinoamerikan (CELAM). Prelatët theksuan se vizita e Atit të Shenjtë ka sjellë fryte të shumta për gjithë Kishën në Brazil e do të mbetet përgjithmonë në zemrën e në kujtesën e brazilianëve. Posaçërisht mbetet e do të mbetet në mendje e në zemra, mësimi që Ati i Shenjtë u përcolli brazilianëve përmes fjalimeve të tij. Po kujtojmë vetëm një nga frytet që solli vizita e Papës në Brazil: Në Kuito të Ekuadorit së shpejti do të përurohet Misioni Kontiental, për ta përhapur në të gjithë Kontinetin frymën e misionit, dmth për t’i nxitur gjithë të krishterët të jenë nxënës e misionarë të Krishtit në çdo kohë e në çdo skaj të Amerikës Latine.







All the contents on this site are copyrighted ©.