2008-05-09 14:00:52

Një tufë me vargje kushtuar Zojës së Bekuar nga poetët shqiptarë


(09.05.2008 RV)Të falem Marija.
(Tekst për kangë)
T’ falem Marija,
Ty Nanë dashtënije
T’ lut’ nat e mija
Po ti kushtoj.

Paqën e gëzueshme
N’zemër deh shtine ;
Prej jetës s’amshueshme
N’mue sytë ti lëshoj.

I vetun e i mbetun
E shkoj un jetën,
Si vjollcë e tretun
N’vorfëni ankoj.

Pra, n’ty veç shpënesën
Nanë, un e pështeta,
M’a rrit qindresën
Ban bjerrë mos t’shkoj.

T’ tana gëzimet
Mue m’kjene hjekun:
T’rijtë t’em, lulzimet,
Dhimta m’i imtoj.

Pastru’ ndër t’vështira
Me shpirtë lumnueshëm
Ban, Nanë e mira,
Kah ti t’ flut’roj.
 Zani i Shna Ndout Maj 1914 fq. 39







All the contents on this site are copyrighted ©.