2008-05-08 15:55:19

Papa në fund të Koncertit të Orkestrës Filarmonike Kineze në Vatikan: muzika e arti, mjete të zgjedhura për takimin e njohjen ndërmjet popujve.


(08.04.2008 RV)RealAudioMP3 “Sonte, duke ju pritur ju, të dashur artistë kinezë, Papa pret simbolikisht mbarë popullin tuaj, e sidomos bashkëqytetarët tuaj, që besojnë në Jezusin e kanë një lidhje të posaçme me Pasardhësin e Shën Pjetrit. Requiem lindi nga kjo fe, si lutje drejtuar Hyjit, gjykatësit të drejtë e të mëshirshëm, e prandaj prek zemrën e të gjithëve, si shprehje e humanizmit universal” – tha Papa e në vijim kujtoi se “Olimpiada e ardhshme, është një ngjarje me vlerë të madhe për mbarë njerëzimin”. Janë këto dy mendimet më të rëndësishme që shprehu Ati i Shenjtë mbrëmë, në përfundim të Koncertit në sallën e Palit VI në Vatikan, ku Orkestra Filarmonike Kineze në bashkëpunim me Korin e Teatrit të Operas të Shangait ekzekutoi për nder e në praninë e Benediktit XVI, Requiem (Meshën e dritës) të Volfgang Amadeus Moxart dhe këngën popullor kineze ‘Lulet e jaseminit’, të shfrytëzuar nga Puçini në Operën Turandot. Muzika e arti – shtoi Benedikti XVI – mund të bëhen mjete të zgjedhura për takimin, njohjen dhe nderimin reciprok ndërmjet popujve e kulturave të ndryshme. Ndërsa muzikën e quajti “gjuhë universale e artit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.