2008-05-08 17:34:20

Mëse 100 mijë viktima në Mianmar. Mbërrijnë ndihmat e para të OKB-së


(08.05.2008 RV)Gjithnjë e më e vështirë gjendja në Mianmar, ish-Birmani, ku akoma bilanci i viktimave të ciklonit Nargis nuk është përfundimtar. Vetëm të shpërngulurit nga shtëpitë e tyre kanë arritur në gati 1 milion vetë. Kombet e Bashkuara kanë kërkuar nga junta ushtarake e Rangunit autorizimin për hyrjen e 100 ekspertëve në vend. Detyra e tyre do të jetë dhënia e përvojës në mbështetjen e viktimave të ciklonit. Gjithashtu, UNICEF-i ka bërë thirrje për mbledhjen e 8.2 milion dollarëve, të cilat do të shërbejnë për ilaçe e ushqime, për kripëra rihidratimi dhe për parandalimin e epidemive. Në fushën higjienike dhe hidrike, do të përdoren për furnizimin me ujë të pijshëm, për shpërndarjen e kiteve familjare për higjienën dhe për rindërtimin e impianteve hidrike dhe higjienike që janë shkatërruar. Në fushën shkollore, objektivi i UNICEF-it është t’i rikthejë fëmijët në shkollë brenda 1 qershorit.







All the contents on this site are copyrighted ©.