2008-05-08 17:37:19

Izraelitët në festë, palestinezët në protestë


(08.05.2008 RV)Izraeli filloi sot me fishekzjarre kremtimet për 60-vjetorin e krijimit të Shtetit hebraik. Festimet, që do të shoqërohen me koncerte e ekspozita, do të arrijnë kulmin më 15 maj. Bazat ushtarake do të hapin dyert për t’i treguar publikut arsenalin masiv të armëve që Tel Avivi ka grumbulluar në 6 dekada konfliktesh.
Ndërsa hebrenjtë festojnë përvjetorin e pavarësisë së shpallur më 15 maj 1948, palestinezët përkujtojnë 60-vjetorin e Nakbës, term arab, që do të thotë shkatërrim e katastrofë. Në atë vit, 760 mijë palestinezë u përzunë nga shtëpitë e tyre. Shembull i qartë se si mund të interpretohet e njëjta histori në dy anë të ndryshme të kufirit.







All the contents on this site are copyrighted ©.