Pas votimeve demokratike në Karolinen e Veriut e në Indiana, Obamës i mungojnë 200
delegatë për nomination
(7.5.2008 RV)Nuk ndryshon situata në garën parazgjedhore, që po vazhdon prej
muajsh në SHBA, edhe pas votimeve të djeshme, ende nuk është e qartë se cili do të
jetë kandidati për president nga demokratët. Barak Obama fiton në Karolinën e Veriut
më 56% kundër 42% të senatores së Nju Jorkut, ndërsa në Indiana Hilari Klinton fiton
me 51% kundër 49% të votave të kundërshtarit. Obama e konsolidon avantazhin e tij
të ngusht për numër të delegatëve, por Hilari është e vendosur të vazhdojë luftimin
deri në fund në etapat e mbrame të garës parzgjedhore që do të përfundojë më 3 qershor.
Kanada njoftoi se një ushtar i saj është vrarë nga militantët gjatë përleshjeve
në Kandahar të Afganistanit. Ushtria kanadeze tha se edhe një ushtarë tjetër u plagos.
Viktima e fundit e ngre në 83 numrin e ushtarëve kanadezë të vrarë në Afganistan.
Aktualisht janë rreth 2 mijë e 500 ushtarë të Kanadës në Afganistan.