Në Vatikan, Koncert i Orkestrës Filarmonike Kineze për nder të Papës
(07.04.2008 RV)Sonte, duke filluar nga ora 18. 00, në sallën e Palit VI në
Vatikan, Orkestra Filarmonike Kineze ekzekuton për nder e në praninë e Benediktit
XVI, Meshën e Dritës, të Volfgang Amadeus Moxart. Koncertin, organizuar në bashkëpunim
me Korin e Teatrit të Operas të Shangait, e drejton mjeshtri Long Ju. Radio Vatikani
e transmeton drejtpërdrejtë.