2008-05-07 20:05:11

Medvedev zë vendin e Putinit në detyrën e presidentit të Rusisë


(7.5.2008 RV)Rusia ka një President të ri, Dimtri Medvedev, i cili mori vendin e ish-presidentit Vladimir Putin. Pra, Dimitrij Medvedev ka marrë sot postin si president i tretë i Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, 17 vite më parë. Medvedev bëri betimin gjatë një ceremonie në Kremlin, duke siguruar se detyra e tij “më e rëndësishme” do të jetë ajo e “promovimit të mëtejshëm të të drejtave civile dhe ekonomike”. Medvedev e falenderoi Putinin “për mbështetjen e tij të vazhdueshme” që, tha, “jam i bindur se edhe do të vazhdojë në të ardhmen”. Kujtojmë se Medvedev fitoi në zgjedhjet e marsit me 70 për qind të votave, pasi presidenti në largim Vladimir Putin, i dha përkrahje e tij të fuqishme. Putin, që merrë postin e kryeministrit, bëri thirrje për unitet dhe mbështetje të presidentit të ri.







All the contents on this site are copyrighted ©.