2008-05-07 20:01:13

50 vjetori i meshtarisë së dom Simon Jubanit, dëshmitarit e mbrojtësit të papeur të fesë e kombit gjatë diktaturës komuniste


(7.5.2008 RV)RealAudioMP3 Më 5 maj në Shkodër, dom Simon Jubani kremtoi 50 vjetorin e meshtarisë. Prifti shqiptar dom Simon Jubani është një dëshmitar e mbrojtës i papeur i fesë në Krishtin e Gjalë dhe i vlerave ungjillore e kombëtare shqiptare. Qëndresa e tij heroike para komunizmit ateist i kushtoi persektutime, tortura, burgim e kampe pune gjatë diktaturës komuniste.
Po dom Simon Jubani është ai që me kremtimin e Meshës së Shenjtë ndër varreza të Shkodrës më 4 nëntor 1990 përuroi pranverën e lirisë qytetare e fetare dhe rënien e diktaturës komuniste në Shqipëri. Po më hollësisht mbi 50 vjetorin e meshtarisë së këtij dëshmitari të jashtëzakonshëm të ungjillit e kombit, nga Shkdora të ndjekim shërbimin e Jolanda Babës...RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.