Ipeshkvijtë e Hungarisë, të Tailandës e të Shqipërisë, në vizitë ‘ad Limina’ tek Benedikti
XVI.
(06.05.2008 RV)Nisi dje paradite në Vatikan e do të zgjasë deri të shtunën
e ardhshme, vizita ‘ad Limina’ e ipeshkvijve hungarezë. Benedikti XVI u takua me dy
grupet e para, të kryesuara nga kardinali Peter Erdë, kryeipeshkëv i Estergom-Budapestit
dhe kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të vendit. Pas ipeshkvijve të Hungarisë,
Papa do të presë për vizitë ‘ad Limina’ Konferencën Ipeshkvnore të Tailandës e, më
pas, ipeshkvijtë e Shqipërisë. Prelatët e Konferencës Ipeshkvnore katoliketë Shqipërisë do të jenë në Vatikan më 19 deri më 25 maj. Është vizita e tyre
e dytë ‘ad Limina’ pas diktaturës. Kujtojmë se prelatët e Shqipërisë ishin në Romë
për vizitën e parë ‘ad Limina Apostolorum’ më 2 deri më 4 shkurt të vitit 2001.
Asokohe u takuan me Papën Gjon Pali II. Tani i pret Benedikti XVI. Gjatë qëndrimit
të tyre në Romë, ipeshkvijtë do të marrin pjesë në një takim, organizuar nga Migrantes
(Fondacion i Konferencës Episkopale Italiane). Takimi, me temë: “Raport për objektivat
e realizuara dhe programimin i veprimtarive të reja baritore me emigrantët shqiptarë
në Itali”, do të mbahet më 22 maj. Më pas, një festë emocionuese: e gjithë Konferenca
Ipeshkvnore katolike e Shqipërisë do të jetë e pranishme në Meshën Shenjte, që do
të kremtohet të dielën, më 25 maj, në orën 11. 00, në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit
të Mirë në Gjenacan. Kështu festa tradicionale e sivjetme, e cila sipas traditës mbledh
rreth figures së Pajtores të shqiptarëve qindra emigrantë nga të katër anët e Italisë,
do të ketë emocione të veçanta e hire të veçanta.