2008-05-06 15:23:40

Festa e Rojeve Zvicerane në Vatikan: falënderimi i kardinalit Bertone për apostullimin e çmuar në shërbim të Papës.


(06.05.2008 RV)Sot, gjatë liturgjisë që i parapriu betimit të 33 rekrutëve, kardinali Tarçizio Bertone i falënderoi publikisht Rojet Zvicerane për shërbimin që kryejnë në Vatikan.
Që kur jam sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së Tij – u tha kardinali Bertone Rojeve të Papës – kam rastin ta shikoj çdo ditë impenjimin tuaj në Pallatin Apostolik. Në këto rrethana shpirtërore, del në pah karakteri tipik i shërbimit që i bëni Papës. Kjo nuk është mjeshtri, por mision, madje mund ta quajmë mision apostolik. Shërbimi juaj është një apostullim që kërkon jo vetëm kompetencë profesionale, por edhe fe të gjallë, që duhet jetuar çdo ditë, duke dhënë dëshmi të palëkundshme ungjillore.
Në emër të Zviceranëve, kapelani i Rojes, imzot Alë de Remí, i dhuroi kardinalit Bertone një koleksion ushtarësh prej plumbi me ngjyrat e ushtrisë papnore. “Edhe ne, si këta ushtarë të vegjël, jemi të radhitur e të inkuadruar mirë në betimin tonë e nga rregullorja jonë” – e siguroi kapelani kardinalin, në sa festa vijonte.







All the contents on this site are copyrighted ©.