2008-05-06 15:37:13

365 ditë me njerëz e ngjarje që ia ndryshuan faqen botës.


(06.05.2008 RV)RealAudioMP3 6 maj: Libri i Orëve: lutje e pikturë
Radhë herë njeriu mund të magjepset nga një shkronjë e alfabetit. E pra pikërisht kjo i ndodh zonjës Bardhë, sapo hap faqen e parë të Librit të Orëve.
Në Mesjetë, Libri i Orëve është vepër që përmban lutje të ndryshme për çaste të ndryshme. Eshtë hartuar për shekullarët, që duan të luten disa herë në ditë.
Kur zonja Bardhë e hap Librin e Orëve, sytë e saj ngulen, të mahnitur, tek shkronja e parë e madhe e librit: H-ja, me të cilën nis fjala Hyj. Është e punuar nga miniatorët, dmth e pasur me zbukurime. Në ‘H’-në vigane e të rrumbullosur, duket një skenë në miniaturë, që paraqet Adamin e Evën në Parajsë. Çdo hollësi është realizuar me saktësi e art të madh. Bluja e qiellit është aq e thellë, sa syri të mbetet në të. E pastaj e verdha, e kuqja, vijëzat e holla të arta… është një mrekulli! Zonjës Bardhë i duket se ka hyrë brenda miniaturës, se ka arritur tashmë në Parajsë!
Ndërsa ndalohet te shkronja ‘H’, Bardha mendon për murgun që e ka pikturuar Librin e saj të Orëve. I ulur në shkritoren e tij në kuvend, sigurisht që do të jetë lutur shumë, ndërsa kopjonte uratët nga dorëshkrimet e të tjerëve e, duke u lutur, do të jetë frymëzuar për zbukurimet e veprës së tij me figura të panumërta, njëra më e çmuar se tjetra. Përveç kësaj shkronje ‘H’, shihen edhe shumë shkronja, të zbukuruara me miniatura, kështu që ilustrimet zënë faqe të tëra.
Këto figura frymëzohen nga ngjarjet biblike, përveç njërës, që ilustron një lutje drejtuar Virgjërës Mari. Bardhës i pëlqen kjo miniaturë më shumë se të gjitha të tjerat … sepse murgu e ka pikturuar atë vetë, në gjunjë para Virgjërës Mari. Në të vërtetë portreti nuk i përngjet shumë, sepse piktori nuk e ka parë kurrë. Por kur jep lëmoshë në një manastir për të pasur Librin e Orëve, të paraqesin në një nga miniaturat në gjunjë, para figures së Zojës. Në këtë kohë, rreth shekullit XIV, kopistët nuk janë më vetëm murgjër. Me që shtypshkronja nuk është shpikur akoma, librat vijojnë të kopjohen me dorë, gjë që kërkon shumë kohë, posaçërisht kur libri zbukurohet dhe me miniatura. Nuk mjaftojnë më murgjërit, për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave, në një botë ku etja për kulturë është në rritje. Prandaj hapen dyqane kopistësh edhe jashtë manastireve, gjë që krijon kushte për të prodhuar më shumë libra. Por Bardha kënaqet, kur mendon se Libri i saj i Orëve është vepër e murgjërve, me bindjen se lutja e murgut kopist ka lënë gjurmën e vet në çdo faqe të librit, në çdo zbukurim







All the contents on this site are copyrighted ©.