2008-05-05 18:05:38

Në audiencë te Papa, primati i Bashkimit anglikan, kryeipeshkvi i Kantërbërit, Rouan Uiljams.


(05.05.2008 RV)Sot paradite Benedikti XVI priti në audiencë primatin e Bashkimit anglikan, Rouan Uiljams. Kryeipeshkvi i Këntërbërit, për vizitë në Romë, do të marrë pjesë në seminarin islamo-kristian me temë “Building Bridges” – “Të ndërtojmë ura”, që do të hapet nesër pranë kolegjit fetar anglez ‘Palacolo’ në brigjet e liqenin Albano. Takimi, organizuar së bashku me ‘Xhorxhtaun Junivesiti’ të Uashingtonit, do të vijojë deri më 8 maj. Të mërkurën e ardhshme, kryeipeshkvi Uiljams do të kryesojë një kremtim në Bazilikën e Shën Marisë mbi Minervë, me rastin e fillimit zyrtar të detyrës të të Nderuarit David Riçardson, drejtor i ri i Qendrës anglikane.







All the contents on this site are copyrighted ©.