Një tufë me vargje kushtuar Zojës së Bekuar nga poetët shqiptarë
(05.05.2008 RV)Magnificat Me gjith fuqijen qi ka shpirti i êm,
Po e levdoj Zotin, të madhin Zotin t’êm. Me fuqí të madhe shpirti i êm â gzue, Më
Zotin të pushtueshem, qi me ka shelbue. Sherbtore Zoti persè më pá të pervûme, Kan
të gjith shekujt mue me më thanë: E lume! Njimend mbi mue të mdhaja punë ka bâ, Zoti
i pushtueshem qi êmnin Shêjt e ka. E tí mishrira brêz mbas brêzit kqyrë, Ata,
qi i luten, e i bekon në gjith mndyrë. Pûnoj pûnë të mdhaja krahi i djathtë i veti, Madhshtorët
i hupi, mende mdhajt i treti. Te mdhajt prej së neltit rrotullim i sdrypi, Prej
së poshtit të vogjlit me dorë të vet i hypi. Me të mira i mbushi të gjith nierzt
e ngratë, I la të pasnit shprazët, e me duer thát. Zoti Izraelin në sherbim
të vet tu’ e pá, Në pelqim e pati, në mend mishira i rá. Si u pat premtumun
aj te parvet tonë, Abramit të zgiedhun e fmís tij gjithmonë. Atit, e Birit,
Shpirtit Shêjt nji nderë, E tash e së parit në mot qi të vînë perherë.