2008-05-05 16:47:49

Benedikti XVI me rastin e betimit të 33 rekrutëve: Roja Zvicerane është shkollë jete në shërbim të Papës.


(05.05.2008 RV)RealAudioMP3 Në shërbimin që i bën Papës e Kishës, Roja Zvicerane Papnore është edhe shkollë jete: kështu u shpreh sot Benedikti XVI në audiencën me anëtarët e Rojës, themeluar nga Papa Juli II në vitin 1506. Ati i Shenjtë i priti sot në Sallën Klementine, së bashku me familjarët, me rastin e betimit të 33 alabardierëve, që do të organizohet nesër në Oborrin e Shën Damasit të Pallatit Apostolik. Para se të fillojë betimi, do të përkujtohen 147 ushtarët helvetikë, që ranë në fushën e nderit, duke mbrojtur Atin e Shenjtë gjatë plaçkitjes së Romës, në vitin 1527.
Benedikti XVI i përshëndeti të pranishmit në gjuhët zyrtare të Konfederatës helvetike: gjermanisht, italisht e frëngjisht, duke nënvizuar se, përtej uniformës, secili është njeri i papërsëritshëm, i thirrur nga Hyji për t’i shërbyer mbretërisë së Tij të dashurisë e të paqes.







All the contents on this site are copyrighted ©.