2008-05-03 18:55:30

Papa Akademisë Papnore të Shkencave Shoqërore: "Të krishterët nuk duhet ta veçojnë impenjimin për paqen e drejtësinë nga kumtimi i Ungjillit".


(03.05.2008 RV)“Dinjiteti i njeriut, e mira e përbashkët, solidariteti dhe ndihma”: Benedikti XVI nënvizoi aktualitetin e bazave të Doktrinës shoqërore të Kishës për përballimin e sfidave të mëdha të shekullit XXI. Papa shfrytëzoi për këtë reflektim, audiencën e sotme me anëtarët e Akademisë Papnore të Shkencave Shoqërore mbledhur në Vatikan për asamblenë plenare me temë “Të kërkohet e mira e përbashkët: si mund të bashkëveprojnë solidariteti me ndihmën”. Doktrina shoqërore e Kishës krijon kushtet e përshtatshme për t’i vlerësuar e për t’i përballuar problemet e mëdha që ka përballë njerëzimi në agimin e shekullit XXI. Këtë nënvizoi Benedikti XVI i cili, në vijim, numëroi problemet më urgjente të kohëve tona: reduktimin e pabarazisë në shpërndarjen e të mirave materiale e shpirtërore; krijimin e mundësive më të mëdha për edukimin; ndihmën për një zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e ambienti. Papa u ndalua posaçërisht tek ndërvartësia ndërmjet katër bazava të mësimit shoqëror katolik, që janë: dinjiteti i njeriut, e mira e përbashkërt, ndihma dhe solidariteti.








All the contents on this site are copyrighted ©.