2008-05-03 16:10:45

Një tufë me vargje kushtuar Zojës së Bekuar nga poetët shqiptarë


(03.05.2008 RV) Moji i Zojës

 
N’muzg te natës ne muej te Zojës
Kur n’heshtim e n’qetesië,
S’ndihet zâa n’fushë t’Velipojës,
Veçse zâni i ndoj barië
Pergjithkah kûmbon jehona…
N’kishë malcorët i thrret kumona.

Trim e gruë dhe plak e fmië,
T’gjith saa jena me shpejtim,
Laam ograjë e mal e shpië
E n’kishë ngasim me shum gzim
Pse tanë shênd janë zemrat t’ona
Kuer ne kishë na thrret kumona.

Si t’keem mrrîë m’at vend bekue,
Para lterit bukurië,
Prifti ynë fillon me këndue:
Nder kamë t’ueja, o Zoja Mrië!
Saa ngushllim kan zêmrat t’ona
Qi ne kishë na thrret kumona.

Veç pak qira n’kohë t’akshamit
Lëshojnë ndoj rreze t’Zojës mîi ftyrë,
Gjithnji e Lumja, t’bitt e skamit
Me shum mallë te tanë i këqyrë.
Saa ngushllim kan zêmrat t’ona
Qi ne kishë na thrret kumona.

Oh! saa e bukur kênka urata,
Para lterit t’tând, o Zojë,
Kuer mii tokë kaa ramun nata
E t’gjith sêndet janë n’nji bojë,
Oh! Ç’ngushllim kan zêmrat t’ona
Kur m’u lutë na thrret kumona.

Jemë malcorë: lerg gjytetnimit
Tujë banue n’shkretië si bisha,
Nuk keem ditun se ç’farë gëzimit
Zêmra ndiin kuer â tu kisha,
S’paten diitun zêmrat t’ona
Se ç’gëzim â kuer rreh kumbona.

N’muzg te natës ne muej te Zojës
Kur n’heshtim e n’qetesië,
S’ndihet zâa n’fushë t’Velipojës,
Veçse zâni i ndoj barië
Pergjithkah kûmbon jehona…
N’kishë malcorët i thrret kumona.


Dom Lazër Shantoja, Vepra, Botime Françeskane, Shkodër, 2005, fq 52-53. 







All the contents on this site are copyrighted ©.