2008-05-03 18:32:39

Kishës katolike i shtohen tri të Lume të reja


(04.05.2008 RV)Sot, në katedralen e Trier-it të Gjermanisë, u lumnua Maria Roza Flesh, virgjër, themeluese e Motrave Françeskane Misionare të Shën Marisë së Engjëjve. Kremtimin, mbajtur në katedralen e Trier, e kryesoi kardinali Joakin Maisner, kryeipeshkëv i Këlnit, si përfaqësues i Papës.
Ndërsa dje, në Bazilikën romake të Shën Gjonit në Lateran, u shpallet e lume Maria Madalena e Mishërimit (Katerina Sordini), Virgjër, themeluese e Urdhërit të Rregulltareve Adhuruese të të Shenjtnueshmit Sakrament.
Dy lumnimet pasojnë atë të së dielës së kaluar, në Karakas (Venezuelë), ku u shpall e Lume, Kandelaria de San Hose Pac-Kastiljo Ramirez (1863-1940), themeluese e Motrave karmelitane të Nënë Kandelaries.







All the contents on this site are copyrighted ©.