2008-05-02 17:50:31

Sot Papa priti tre ipeshkvijtë e rinj, shuguruar dje nga kardinali Bertone në bazilikën e Shën Pjetrit.


(02.05.2008 RV)Janë: kryeipeshkvi Leon Kalenga Bedikebele, të cilit Papa i besoi detyrën e Nuncit Apostolik në Ganë; imzot Frans Daneels, emëruar sekretar i përgjithshëm i Gjykatës së Senjaturës Apostolike dhe Huan Injac Arrieta Okoa de Kinketru, sekretar i ri i Këshillit Papnor për Tekstet Ligjore.
Dje, gjatë homelisë, kardinali Bertone, sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së Tij, kujtoi perspektivat premtuese të Kishës në Afrikë dhe rëndësinë e shërbimit të Selisë së Shenjtë në mbarështimin e drejtësisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.