2008-05-02 18:01:42

Prokurori i Gjykatës së Hagës bën apel kundër ish-kryeministrit kosovar, Haradinaj


(02.05.2008 RV)Pavarësisht nga qëndrimi i UNMIK-ut se mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në pjesën veriore të Kosovës është e paligjshme, Beogradi ka vendosur të vazhdojë përpjekjet për realizimin e tyre. Është formuar një komision i posaçëm për këtë, koordinatori i të cilit është Veljko Odaloviç. Ndërkaq, policia ndërkombëtare ka konfiskuar materiale zgjedhore në jug të Mitrovicës. Materialet e ardhura nga Serbia po transportoheshin drejt Lipjanit dhe Pejës. Menjëherë kanë reaguar zyrtarët e lartë të Beogradit.
Nga ana tjetër, Kosova është një nga temat e mbledhjes së Londrës ndërmjet SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Sekretarja amerikane e shtetit, Kondolica Rajs deklaroi se nuk mund të lejohen ndarje të mëtejshme të Kosovës.

Kryeprokurori aktual i Gjykatës së Hagës, Serzh Bramerc i është drejtuar sot apelit për vendimin që shfajësoi krejtësisht nga të gjitha akuzat ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. Gjykata ka hedhur në gjyq dy funksionarë të lartë kosovarë, ndër të cilët edhe ish-Ministrin e Kulturës, Astrit Haraqija, i cili bën pjesën në Komitetin e mbrojtjes së Haradinajt, me akuzën se kanë kërcënuar disa nga dëshmitarët, që do të paraqiteshin kundër Haradinajt.







All the contents on this site are copyrighted ©.