Një tufë me vargje kushtuar Zojës së Bekuar nga poetët shqiptarë.
(02.05.2008 RV)A ve M a r i a Falemi, o virgjin
Mrí, o Vajzë fatmire! Hir-plote, si me lule â plot prendvera; Zoti â me Tý ;
ti jé békue e dlíre, E zgjedhë ndër gjith grá tjera: Ndër gjith grá tjera prej
s’ Tenzot shenjue Njeri m’u veshë në krahnuer t’and t’kullue. O Shêjtja Mrí,
o Nana e Hyj’t t’ adhruem, Lutu për né qi për gjith dit’gabojmë; Lute,
sa t’jemi gjáll T’And-Bír t’ Lumzuem. E kúr ket jetë të mbarojmë, o Shejtja Mrí, Ket
shpirt na merr, të gzojmë gjithmonë me tý.
Atë Leonard de Martino ‘Harpa
e një arbëreshi’, Venedik 1888, fq. 168