Një tufë me vargje kushtuar Zojës së Bekuar nga poetët shqiptarë
(01.08.2008 RV)Të grishun për muej të majit 1 O
ju t’gjith, qi n’ShqyptaríM’kater vend Kryqin e bâni, Siellnju sod prej Zojet Mrí E
nji zemre e nji zâni Kangë e valle Asajë t’i kndoni, Shpirt e zêmër t’ia kushtoni. 2
Në ket muej tu elteri i Sajë Bini lila e drandofille, E me Fé, Dashtní e Uzdajë Prej
së Lumes, (qi prej qielle U kje dhânun per Pajtore,) Lypni hír e lypni ndore. 3
Nder travajë e nder ezgjete, Qi per anë na kanë rrethue, Nder rreziqe të ksajë
jete Kush do të dalë me na ndihmue? Me na njitë doren nder t’vshtira E dit
me na reshë mâ t’mira? 4 Sheklli jo: pse shpirt e zêmer Per t’mjeruem
sheklli nuk ká: Ai të drejtin vên nen thêmer, Edhe bân t’ligshtin me kjá: Tradhton
mikun n’ditë nevoje E i a xjerrë kashaten goje. 5 Tjeter strehë né
s’na ka mbetun, Per me u strukun n’ditë mjerimit, As nuk kemi kúj m’i u pshtetun Nder
tallaze të desprimit Posë Njasajë së Lumes Nânë, Qi âsht si dritë e âsht si
hânë. 6 Ajo, po, nder hallet t’ona Tash na njet doren ndimtare, Pse
si heret, si ne vona Âsht diftue njimend Shqyptare, Vetë perherë ka’i ká bâ
hije Ksajë së hijshmes tokë Shqynije. 7 Prá ksajë Virgjen fatamire, Qi
â’ e kulluet si rrezja e dillit, Të tânë gaz e të tânë hire, Nânë e Hy’it e
Nânë e Kshillit, Ti kushtohet p’rherë Shqypnija Si nder t’mira ashtû nder t’kqija. 8
Nder zamakë e nder zymyla, Nder blerime të erandshme, Valle-valle me bylbyla, Tue
kndue kangë e lavde t’kandshme, T’a nderojmë na Zojen t’onë Në ketë muej e përgjithmonë.
Marrë nga ‘Vallja e Parrizit’ e Atë Gjergj Fishtës