2008-05-02 18:03:52

Humb rëndë Partia Laburiste në Britaninë e Madhe


(02.05.2008 RV)RealAudioMP3 Partia Laburiste humb rëndë në zgjedhjet administrative për rinovimin e 159 këshillave vendore në Britaninë e Madhe. Një mbrëmje “e shëmtuar dhe tepër zhgënjyese”: kështu e përkufizoi mbrëmjen e djeshme kryeministri Gordon Braun, duke komentuar rezultatin më të keq që prej 40 vjetësh. Nëse të dhënat do të projektoheshin në shkallë kombëtare, Partia Laburiste do të ishte e treta me 24% të votave, ajo Liberaldemokratike do të fitonte 25%, ndërsa të parët Konservatorët do të kishin 44%. Që prej kohësh, sondazhet në Angli u jepnin të drejtë nostalgjikëve të Thaçerit, gruas së hekurt, që ka pa dyshim një vend të padiskutueshëm në krijimin e shtetit social, i cili mënjanoi pushtetin e sindikatave. Por konservatorët e sotëm nuk janë më ata të kohës së Thaçerit. Cilat ishin pra gabimet e Laburistëve? Përgjigjet Antonio Varsori, profesor i historisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Firence dhe ekspert i Britanisë së Madhe:
Ka disa arësye që lidhen me situatën ekonomike. Por, ka edhe arësye të tjera, që janë, si të thuash, me karakter personal: Gordon Braun, që është kryeministër që kur u largua Bler, duket se nuk është në gjendje të fitojë atë konsensus të opinionit publik që Bler ka pasur për një kohë të gjatë. Nuk duhet lënë mënjanë edhe një aspekt tjetër. Opinioni publik është lodhur dhe dëshiron ndryshime.







All the contents on this site are copyrighted ©.