2008-04-30 18:53:31

Të ndryshohet politika botërore ndaj bujqësisë e bujqve për t’i bërë ballë krizës ushqimore.


(30.04.2008 RV)RealAudioMP3 Akoma nuk gjendet një zgjidhje pozitive për krizën ushqimore globale, që kërcënon qindra miliona vetë. Dje, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun lajmëroi për krijimin e një grupi pune, që duhet të mbledhë të paktën dy miliard e gjysëm dollarë, për t’u përdorur në ndihma për më të varfërit. Emergjenca kryesore e Kombeve të Bashkuara përfaqësohet nga 75 milion të shpërngulur, që jetojnë në zona krize me ndihmat e bashkësisë ndërkombëtare. Të dëgjojmë Serxho Marelin, president i Shoqatës së organizatave jo qeveritare italiane:
Mendoj se për këtë popullsi të shpërngulurish që jetojnë nëpër kampe, duhet të jemi shumë realistë: nuk ekziston zgjidhje tjetër, përveç ndihmave ushqimore. Ndryshe është për popullatën që jeton në vendet e origjinës e që goditet nga kriza ushqimore. Në këtë rast, është i nevojshëm një ndryshim rrënjësor i politikave bujqësore e tregtare në nivelin ndërkombëtar. Deri më sot, këto politika janë orientuar nga dy objektiva të mëdha. Së pari, janë kultivuar tokat më pjellore për prodhime eksporti, që shkojnë në tryezat e vendeve të industrializuara. Së dyti, janë nxitur prodhimet e shumëkombësheve të vendeve të pasura. Këto politika kanë falimetuar. Duhet të kthehemi tek mbrojtja e bujqësive dhe e bujqve të vegjël.







All the contents on this site are copyrighted ©.