Kryetari i ri i Bashkisë së Romës Alemano i shkruan Papës
(29.04.2008 RV)Roma, kryeqyteti i Italisë dhe një nga bashkitë më të rëndësishme
të vendit, ndërron faqe. Në vend të një kryetari bashkie të majtë, nga ballotazhi
i fundjavës së kaluar, doli fitimtar Xhani Alemano, eksponent i Partisë së djathtë
“Aleanca Nacionale”. Pasi deklaroi se do të punojë edhe për ata që nuk e kanë votuar,
Alemano i ka shkruar një telegram Papës Benedikti XVI, ku nënvizon: “Në momentin kur
zgjidhem Kryetar bashkie i Romës nga votat e zgjedhësve ju drejtoj Juve, Shenjtëri,
Ipeshkëv i këtij qyteti, përshëndetjen time të veçantë, duke siguruar bashkëpunimin
e plotë me bashkësinë katolike për të mirën e të gjithë qytetarëve romakë”.