2008-04-28 17:27:43

Në Valencia hapen punimet e Kongresit I Ndërkombëtar të edukimit katolik për shekullin XXI.


(28.04.2008 RV)Do të jenë tri ditë të ngarkuara me diskutime mbi sfidat që duhet të përballojë Kisha në fushën e edukimit katolik për shekullin XXI. Ky është edhe argumenti kryesor rreth të cilit do të shkëmbehen mendime që sot e deri të mërkurën e ardhshme, në qytetin e Valencies, ku mbahet Kongresi i parë ndërkombëtar i kësaj natyre, organizuar nga Universiteti katolik i “Shën Vinçencit martir”.
Panorama aktuale flet për urgjencë edukative. Jehojnë me forcë fjalët e Letrës së Benediktit XVI mbi këtë temë, rreth së cilës kardinali Groholevsi, prefekt i Kongregatës për edukimin katolik, mbajti fjalën e hapjes, përballë 450 kongresistëve, duke vënë theksin mbi rolin e Kishës në këtë front kaq të rëndësishëm.
Hirësia e Tij theksoi posaçërisht se shekullarizmi vijon të gërshetohet me kufizimin e edukimit në aspektet thjeshtë teknike e funksionale. Edhe koncepti i laicitetit merr gjithnjë më shumë kuptimin e laicizmit dhe përpiqet ta shlyejë faktorin fetar nga jeta shoqërore e publike, duke e mbyllur në sferën private e individuale.Duke qenë të vetëdijshëm për këto kushte, praktika edukative katolike e shekullit XXI duhet të ketë parasysh, sidomos, interesimin për njeriun, gjithnjë në kërkim të së së vërtetës, dhe nevojën për thellimin e harmonisë ndërmjet fesë e arsyes. Kisha katolike duhet të vijojë t’i ofrojë njerëzimit kontributin e saj origjinal e pozitiv për formimin e njeriut dhe për ndërtimin e shoqërisë, duke nisur nga këndvështrimi i saj për botën, njeriun e historinë – theksoi në përfundim kardinali Groholevski.







All the contents on this site are copyrighted ©.