2008-04-27 13:35:04

Papa 29 diakonëve që shuguroi sot: “Misioni juaj është t’ ia çoni Ungjillin të gjithëve”.


(27.04.2008 RV) RealAudioMP3 Sot, si zakonisht, Benedikti XVI tha lutjen e Mbretëreshës Qiellore, i ndjekur nga mijëra besimtarë të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, duke vënë në plan të parë kremtimin solemn, kryesuar pak më parë në Bazilikën e Vatikanit.
Është fjala për Meshën, gjatë së cilës Ati i Shenjtë shuguroi 29 diakonë të dioqezës së Romës.
Kremtimi i sotëm dëshmoi edhe një herë se Papa i kushton gjithnjë vëmendje të dorës së parë kuptimit të thirrjes meshtarake dhe shërbimit meshtarak. Gjatë tre vjetëve të papnisë, Ati i Shenjtë ka uruar disa herë që meshtarët e rinj ta kumtojnë kudo e kurdoherë plot gëzim Ungjillin. Në çdo shtegtim apostolik, në Itali e jashtë saj, Papa është takuar gjithnjë me seminaristët, të rinjtë e thirrur për t’i shërbyer Krishtit dhe njeriut në rrugën e meshtarisë.
Më 13 maj 2005, pak ditë pas zgjedhjes së tij në katedrën e Shën Pjetrit, Benedikti XVI u takua me klerin romak në Bazilikën Lateranense. Papa i nxiti meshtarët e dioqezës së vet t’ia çojnë me guxim botës, dritën e Krishtit:
“Në se ne e kemi gjetur Zotin, në se për mua Zoti është dritë e gëzim i jetës, në se është kështu, jemi të sigurtë se një tjetri që nuk e ka gjetur Jezusin, i mungon një gjë themelore. Është, pranda, detyra jonë t’ua kumtojmë të gjithëve Zotin”.
Papa i fton seminaristët dhe meshtarët të kenë lidhje të thellë, personale, me Krishtin, duke mos u kufizuar thjeshtë në marrjen e njohurive intelektuale. Më 29 prillin e kaluar, Ati i Shenjtë, duke shuguruar 22 meshtarë të dioqezës së Romës në bazilikën e Shën Pjetrit, i porositi të gjithë besimtarët t’i shoqërojnë me lutje:“Të lutemi që në çdo famulli e bashkësi të krishterë t’i kushtohet vëmendje e dorës së parë thirrjeve meshtarake dhe formimit të meshtarëve: kjo vëmendje nis në familje, vijon në seminar e ka të bëjë me të gjithë ata që e kanë për zemër shpëtimin e shpirtërave”.







All the contents on this site are copyrighted ©.