2008-04-27 13:35:56

Kishës katolike i shtohen tri të Lume të reja


(27.04.2008 RV)Në Karakas (Venezuelë) sot u shpall e Lume, Kandelaria de San Hose Pac-Kastiljo Ramirez (1863-1940), themeluese e Motrave karmelitane të Nënë Kandelaries.
Kremtimin, mbajtur në Stadiumin Olimpik Universitar, e kryesoi kardinali Zhoze Saraiva Martins, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, përfaqësues i Papës.

Ky lumnim do të ndiqet nga dy të tjerë: më 3 maj, në Bazilikën romake të Shën Gjonit në Lateran, do të shpallet e lume Maria Madalena e Mishërimit (Katerina Sordini), Virgjër, themeluese e Urdhërit të Rregulltareve Adhuruese të të Shenjtnueshmit Sakrament.
Ndërsa një ditë më pas, më 4 maj, në katedralen e Trier-it të Gjermanisë, do të lumnohet Maria Roza Flesh, virgjër, themeluese e Motrave Françeskane Misionare të Shën Marisë së Engjëjve.







All the contents on this site are copyrighted ©.