2008-04-25 17:28:16

Lutja e Gjon Palit II drejtuar Pajtores së Shqipërisë


(25.04.2008 RV) O Zoja e Shkodrës,
Pajtorja e Shqipërisë,
Nëna e jonë e ëmbël!
Ti dashurinë e popullit tënd e ke në zemër.
Silli sytë nga ky komb,
që predikimin e parë të Ungjillit e mori prej Apostujve
dhe gjithmonë të nderoi me dashuri bijnore.
Edhe sot, në errësirën e provës
ky komb kërkon me fe të gjallë ndihmën tënde amtare.
Drejtoje Ti Kishën ne shtegtimin e fesë:
silli sytë mbi bijtë e bijat e tua shqiptare,
në këtë çast, kur përshkojnë shtegun e provës e të mundimit.
Ndihmo të ligështit, ngushëllo të mjeruarit,
mbaje gjallë fenë në zemrat e të gjithëve.

O Nëna e Shëlbuesit,
bekoi familjet e krishtera,
që shprehin përmasën themelore
të Kishës së Birit tand Hyjnor.

O Nëna e shpresës,
bëj që të vijë sa më parë dita kur ky popull fisnik,
do të mund të realizojë edhe një herë
dishirat më të thella të shpirtit,
kur të gjithë bijtë e tij e bijat e tij
do të bashkohen edhe një herë plot harmoni,
për të ndërtuar ardhmërinë e dashurisë e të paqes.







All the contents on this site are copyrighted ©.