2008-04-24 18:24:20

Maoistët fitojnë në Nepal dhe duan të përzënë mbretin


(24.04.2008 RV)Nga lëvizje e armatosur në partinë e parë të Nepalit. Ish-rebelët maoistë fituan me shumicë të madhe votash zgjedhjet e 10 prillit, të cilat përcaktonin fatin e monarkisë. Fatkeqësisht, akti i parë i republikës së re mund të ndezë tensione në vendin tibetian. Maoistët i kanë kërkuar mbretit Gjianendra të largohet nga vendi. E përbërja e parlamentit nuk lë vend për dyshime përsa i përket ngjarjeve të së ardhmes, të mirënjohura për të gjithë ata që kanë kaluar jetën nën thundrën e hekurt të komunizmit. Ndër 575 deputetë të zgjedhur nga populli dhe 26 vende të rezervuara për personalitete në zë të Nepalit, 220 janë maoistë, 93 marksistë-leninistë e vetëm 107 të Partisë së Kongresit nepalez, pro monarkisë. Lideri maoist, Praçanda i ka dhënë mbretit vetëm katër javë kohë për t’u larguar nga pallati, paskëtaj do të jetë populli ai që do ta detyrojë të ikë.

Luftime të reja të rënda në veri të Sri Lankës. Edhe një herë ndeshen mes tyre rebelët e Tigrave Tamil dhe ushtarët e rregullt të Kolombos. Numri i viktimave është i papërcaktuar, por lëkundet nga 90 në 170 të vdekur. Luftimet janë zhvilluar në gadishullin e Jafnës, kështjellë e rebelëve. Edhe një kishë katolike është goditur nga bombardimi. Dhuna në Sri Lanka ka shkaktuar nga 60 mijë deri në 70 mijë viktima.


Ofensivë e re dje edhe në Burundi, nga ana e rebelëve të Forcave kombëtare të çlirimit. Për herë të tretë në më pak se një javë, dhjetra predha artilerish kanë mbuluar kryeqytetin Buzhumbura. Gjatë bombardimit është goditur aksidentalisht edhe nunciatura apostolike, fatmirësisht pa viktima.







All the contents on this site are copyrighted ©.