2008-04-22 18:52:28

Papa në SHBA: rast për ta ripërcaktuar identitetin e katolikëve amerikanë: intervistë me kryeipeshkvin e Uashingtonit.


(22.04.2008 RV)RealAudioMP3 “Ta dëshmojmë me gëzim Krishtin, shpresën tonë”. Janë disa nga fjalët e përshëndetjes, që u drejtoi Papa amerikanëve të dielën në mbrëmje, në përfundim të shtegtimit të tij apostolik, i cili la gjurmë të thella në ndërgjegjen e Kishës së vendit Sinqeriteti dhe qartësia e fjalëve që përdori Papa për të dënuar të keqen, por sidomos ftesa për të vijuar ecjen përpara, nën shenjën e Ungjillit, të rizbuluar e të rikumtuar në të gjitha fushat e jetës civile, ripërcaktuan me forcë identitetin e katolicizmit në gjirin e shoqërisë kozmopolite amerikane. Shtegtim i jashtëzakonshëm ky i Papës, që ngjalli entuziazëm e tërhoqi, hap pas hapi, edhe vëmendjen e mjeteve më kritike të komunikimit, siç e dëshmon kryeipeshkvi i Uashingtonit, imzot Donald Uerl, në mikrofonin e Radios sonë:
 
Përgjigje: - I think the media were surprised at the warmth of the reception of the Holy Father…
Besoj se mediat i çuditi ngrohtësia me të cilën u prit Ati i Shenjtë, dashuria e vetvetishme që treguan njerëzit ndaj tij, lehtësia me të cilën arriti të lidhej me turmat, që erdhën për ta takuar. Ati i Shenjtë e komunikoi dashurinë e tij, vëmendjen e shqetësimin e tij për ne në një mënyrë të pashembullt, e kjo u ndje fuqimisht gjatë gjithë vizitës.

 
Pyetje: - Pothuajse në çdo takim publik, Ati i Shenjtë kujtoi vuajtjen e Kishës në Amerikë për shkak të shpërdorimeve seksuale, si dhe nevojën e pastrimit e të shërimit të kësaj plage. Ç’mendoni për gjithë këtë vëmendje mbi këtë problem, të cilin Shenjtëria e Tij e preku pothuajse në të gjitha fjalimet?

 
Përgjigje: - I think that we all anticipated that the Holy Father would speak to this issue…
E patëm thënë që më parë se Ati i Shenjtë do të fliste për këtë, e mund ta konsiderojmë si bekim, që e bëri. U çuditëm vetëm pse u fol aq shpesh. Duhet thënë edhe se, së pari, Ati i Shenjtë e preku këtë problem duke u folur gazetarëve, më pas ipeshkvijve e më pas, të gjithë besimtarëve, duke e theksuar edhe në takimin me meshtarët. Mendoj se deshi të fliste me secilën kategori, për të shprehur kryesisht dy mendime: për të na kujtuar, së pari, se duhet të vijojmë t’i kërkojmë viktimat e t’i ndihmojmë të shërohen e, së dyti, për të na tërhequr vëmendjen t’i hapim mirë sytë, që të mos përsëritet kurrë më një turp i tillë.

 
Pyetje: - Në radiomesazhin, që i parapriu vizitës së Atit të Shenjtë, Papa pati thënë se po niset për në SHBA që të përforcojë vëllezërit e këtij vendi në fe. Pastaj e përfundoi shtegtimin duke theksuar “Unë erdha t’ju përforcoj në fe, por më duket se jeni ju që më përforcuat, me përgjigjen tuaj, me entuziazmin tuaj, me dashurinë tuaj”….
 
Përgjigje: - I think that’s one of the really beautiful aspects of this whole experience...Besoj se ky është një nga aspektet më të bukura të të gjithë vizitës apostolike të Papës në SHBA. Ne patëm thënë se do të vinte për të na përforcuar në fe, se do të vinte e do të rrinte me ne, për të na paraqitur sfidat: nuk ishte fjala vetëm për të na ‘përforcuar’, por edhe për të na theksuar se duhet ta jetojmë e ta dëshmojmë fenë tonë. E këtë e bëri më së miri. Mendoj se edhe ai u kënaq duke parë një fe kaq të fortë. Disa herë e dëgjova të thotë se po shihte një fe të gjallë, që dëshmohej vazhdimisht para tij, gjatë gjithë vizitës. Ja pra, mund të themi se ishte një shtegtim me kuptim të dyfishtë: Ati i Shenjtë erdhi të na përfoconte ne - e ne, përballë tij, e përfocuam në mision, duke e bindur se jemi Kishë e fortë, plot jetë e besnikëri.







All the contents on this site are copyrighted ©.