2008-04-22 16:42:15

Në Kosovë jetojnë 2.1 milionë banorë


Sipas njoftimit të Qendres për Informit të Kosovë s, në Vend jetojnë 2.1 milionë banorë, prej të cilëve 92 për qind shqiptarë, dhe 8 për qind pjesëtarë të grupeve tjera etnike, thonë zyrtarët e Entit të Statistikës. Gjatë publikimit të raportit "Kosova në shifra 2007" u tha se këto të dhëna janë në përputhje me standardet ndërkombëtare të statistikave dhe të Eurostatit. Ndërkohë gjatë këtij viti pritet të bëhet regjistrimi zyrtar i popullsisë. Në këtë raport është pasqyruar gjendja themelore socio ekonomike, demografike, bujqësore në vitin 2007. Raporti përmban të dhëna edhe rreth të punësuarve dhe të papunëve, pagave, ecurisë së çmimeve, informacione për fushën e arsimit, shëndetësisë, kulturës etj.


Në fillim të majit Kosova ia dërgon Komisionit Evropian planin e integrimit. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, i konfirmuan KosovaLive se Plani i Veprimit për Partneritet Evropian 2008, i përgatitur për herë të parë nga institucionet e vendit, në ditët e para të muajit maj do t’i dërgohet Komisionit Evropian (KE), në mënyrë që brenda një muaji të kthehen rekomandimet.







All the contents on this site are copyrighted ©.