2008-04-21 16:59:49

Një ipeshkëv në krye të shtetit të Paraguait


(21.04.2008 RV)Paraguai ndryshon fytyrën. Pas 61 vjetësh në pushtet, Partia Kolorado humbi zgjedhjet e djeshme për rinovimin e parlamentit dhe për presidentin. Me mëse 10 pikë ndryshim, fitoi Fernando Lugo, ish-ipeshkëv i Shën Palit, i pezulluar nga Selia e Shenjtë kur paraqiti kandidaturën. Lugo është në krye të koalicionit të qendrës së majtë. “Do ta ndërtojmë demokracinë sëbashku” premtoi kreu i ardhshëm i shtetit, që do të marrë në dorë detyrën më 15 gusht. Sipas opinioneve të vëzhguesve, ai diti të gjejë gjuhën për t’iu përgjigjur kërkesave aktuale të popullsisë, e cila prej vitesh sheh se nuk respektohen të drejtat ekonomike, sociale etj. Impenjimi e shpresa qenë fjalët kyç të fushatës së tij zgjedhore, sëbashku me premtimin për më pak luftë politike, më pak polemika, më pak urrejtje, më shumë bashkim e bashkëpunim për të mirën e përbashkët.







All the contents on this site are copyrighted ©.