Ndryshon Kushtetuta në Shqipëri. Mosmarrëveshje për zgjedhjen e presidentit
(21.04.2008 RV)Vetëm pak orë na ndajnë nga votimi i ndryshimeve të Kushtetutës
në parlamentin e Shqipërisë. Mollë sherri është bërë zgjedhja e presidentit, pavarësisht
se duket që është arritur një marrëveshje ndërmjet dy partive të mëdha, asaj Demokratike
e asaj Socialiste. Gjithsesi, sëbashku ato nuk kanë numrin e mjaftueshëm të votave,
që nevojiten për të miratuar ndryshimet në Kushtetutë. Presidenti i Republikës, i
përkrahur sot edhe nga presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç, për vizitë në Tiranë, mbështet
tezën e zgjedhjes së kreut të shtetit nga populli, ndërsa partitë e mëdha duan që
ai të zgjidhet me 3/5 e votave të parlamentit.