Ati i Shenjtë në SHBA: takon viktimat e shpërdorimeve seksuale
(18.04.2008 RV) Komunikatë e Sallës së Shtypit të Vatikanit për takimin e Papës
me një grup viktimash të shpërdorimeve seksuale nga ana e disa përfaqësuesve të klerit.
Dje, në orën 16. 15, Ati i Shenjtë u takua, në kapelën e nunciaturës apostolike të
Uashingtonit, me një grup të vogël personash, viktima të shpërdorimeve seksuale nga
ana e përfaqësuesve të klerit Grupi, i shoqëruar nga kryeipeshkvi i Bostonit,
kardinali Sean O’Malley, u lut së bashku me Papën, i cili më pas dëgjoi historitë
e tyre personale dhe u tha fjalë inkurajuese, duke u ngjallur shpresat për të ardhmen. Papa
i siguroi se do të lutet për ndjetet e tyre, për familjet e tyre e për të gjitha viktimat
e shpërdorimeve seksuale.