2008-04-16 19:15:23

Shpërthen përsëri dhuna në Rripin e Gazës.


Në ndeshjet ndërmjes ushtrisë izraelite e milicëve palestinezë, 5 anëtarë të Hamasit e 3 ushtarë izraelitë kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur rëndë. Në anën tjetër shumë predha mortajesh janë gjuajtur nga Rripi i Gazës mbi qytetët izraeliane Neghev, Sderot e Ashkelon pa shkakuar viktima. Ndërkohë që zgjidhur çështja e ish presidentit amerikan Karter të cilit dje iu refuzua leja për të vizituar Rripin e Gazës. Sot pasdite Jimmy Carter takoj dy udhëheqës të Hamasit në Kajro. Të premtën, ish presidentit amerikan pritet të bisedojë me liderin e Hamasit në azil në Damaskë Khaled Mashaal.


Sulme të reja turke në Kurdistanin irakian. Aviona ushtarakë të Ankaras kanë goditur sot një grup luftëtarësh të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, që tentonin të kalonin kufirin turk. Sulmet turke janë ndërmarrë të nesërmen e një sërë atentatësh që ndodhën në Irak duke shkaktuar vdekjen e mëse 60 personave.


Cështja bërthamore iraniane ishte në qendër të mbledhjes që u hap sot në Shangai, në Kinë. Në mbledhjen e nivelit të lartë marrin pjesë pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina, SHBA-së, Britania e Madhe, Franca e Rusia plus Gjermania. Në tryezë të bisedimeve është marrëveshja mbi të ardhmen e programit atomik të Teheranit që Republika Isamike ka ndërmend të çojë përpara; gjashtë anëtarët janë të gatshëm t’i ofrojnë mbështetje Iranit për braktisjen e projektit të pasurimit me uranium. Ndërkaq kanë shkaktuar debat fjalët e presidentit iranian Ahmedinezhad i cili përsëri ka hedhur tezën e komplotit për të shpjeguar atentatet që nodhën në SHBA-së në vitin 2001 kundër Kullave Binjake.







All the contents on this site are copyrighted ©.