Merkel: perspektiva evropiane e zgjerimit po formon baza për avancimin e vendeve të
Ballkanit perëndimor.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare
të Këshillit të Europës, që po zhvillohet në Strasburg, se "perspektiva europiane
e zgjerimit, po formon bazat për avancimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria
dhe fqinjët e saj". Deklarata e kancelares Merkel, ishte në përgjigje të
pyetjes së kryetarit të delegacionit shqiptar në KE-së, Aleksandër Biberaj, njëkohësisht
zv. President i Asamblesë Parlamentare të KE-së lidhur me përshpejtimin e procesit
të integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në situatën e re të krijuar
në Ballkanin Perëndimor pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si dhe pas marrjes
së ftesës për anëtarësim në NATO nga Shqipëria dhe Kroacia, si dhe me shpresë shpejt
nga Maqedonia. Lidhur me Kosovën, Kancelarja gjermane, Merkel, konfirmoi se
Gjermania e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se situata në Kosovë ishte në të vërtetë
unike dhe se Kosova paraqet një rast "sui generis". Znj. Merkel iu drejtua
sesionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës me një fjalim, si dhe iu
përgjigj pyetjeve të deputetëve, anëtarë të kësaj Asambleje.