2008-04-14 17:53:49

Zhvendosen reliket e Shën Andout të Padovës për shkak të punimeve në Kapelën e Varrit.


(14.04.2008 RV)Që dje, besimtarët dhe të devoçmit e Shën Andout mund të luten pranë relikeve të Shenjtit në Kapelën e Shën Jakut, në navatën e djathë të bazilikës, që i është kushtuar në Padovë. Kujtojmë se mijëra besimtarë, nga të katër anët e botës shtegtojnë vazhdimisht për t’u lutur te Varri i Shën Andout, të tërhequr fuqimisht nga shenjtëria e tij e nga mrekullitë e tij. Reliket u mbartën të shtunën e kaluar, duke krijuar kështu kushtet për meremetimin e Kapelës së Vorrit të Shenjtit. Do të qëndrojnë në Kapelën e Shën Jakut deri sa të përfundojnë punimet.







All the contents on this site are copyrighted ©.