2008-04-14 18:34:09

Italia përfundon votimet. Në Senat, PDL-ja e para.


(14.04.2008 RV)Përfunduan sot zgjedhjet legjislative dhe administrative në Itali. Ka filluar numërimi i votave, e tani për tani të vetmet rezultate të sigurta kanë të bëjnë me pjesëmarrjen në votime, e cila ka qenë më e ulët se herën e kaluar, duke vënë në dukje një zvjerdhje të njerëzve nga politika. Sondazhet e bëra pas votimeve flasin për një avantazh të vogël të koalicionit të djathtë në krahasim me atë të majtë.

Komisioni i Ligjeve në Shqipëri miraton propozimet e Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste për ndryshime në Kushtetutë, që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Nesër do të diskutohen ndryshimet që kanë shkaktuar polemika, si zgjedhja e presidentit të Republikës, mocioni ndaj kryeministrit dhe mandati i Prokurorit të Përgjithshëm.








All the contents on this site are copyrighted ©.