(14.04.2008 RV)Janë akoma mëse 1 miliard, personat që jetojnë me më pak se
një dollar në ditë. Është denoncimi i presidentit të Bankës Botërore, Robert Xelik
para Komitetit Monetar Financiar ndërkombëtar. Xelik nënvizoi se shtatë vitet e ardhshme
janë vendimtare për të rifituar terrenin e humbur. Sipas presidentit të Bankës Botërore,
bota rrezikon të bëhet pre e revoltave të personave të uritur, nëse nuk do të bëhet
diçka për të ndaluar rritjen e çmimeve të ushqimeve.