2008-04-12 13:02:59

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 4-të Pashkëve ‘A’


(13.04.2008 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj herët do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 4-të të Pashkëve, ciklit të parë, sipas kalendarit liturgjik të kishës.
Krishti jeton! Të ngazëllehemi! T’i këndojmë Krishtit të gjallë, bariut tonë e prijësit që na ofron fjalën e vet e bukën e vet për të na sjellur në kullota të amshuara.
Jezusi është bariu ynë. Ai na udhëheq në kullota të amshuara, që do të thotë tek vlerat e vërteta. Leximet biblike të kësaj së diele na paraqesin figurën e Jezu Krishtit, Bariut të Mirë.
Në leximin e parë vazhdon dëshmia e Pjetrit me 11 të tjerët. Fryt i asaj dëshmie qenë ata që e pranuan fjalën e tij dhe qenë pagëzuar në Emër të Krishtit Zot.
Në leximin e dytë Pjetri vënë para syve të të krishterëve e në zemër të tyre shembullin e Jezu Krishtit, bariut të mirë; shembull për t’u imituar e ndjekur në jetën e përditshme nëse duam ti pëlqejmë Zotit.
Në pjesën e Ungjilli dëgjojmë fjalët që tha personalisht Jezu Krishti duke u paraqitur si bari i mirë dhe nxënësit e vet i konsideron dele të tija që e dëgjojnë zërin e tij.

T’i dëgjojmë leximet biblike: RealAudioMP3
Për komentin e leximeve biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të së dielës së 4-të të Pashkëve, të ndjekim dom Gjergj Metën:RealAudioMP3
 







All the contents on this site are copyrighted ©.