2008-04-11 19:00:29

Në Bazilikën e Vatikanit -Meshë për shpirtin e imzot Rahhos, tridhjetë ditë pas vrasjes.


(11.04.2008 RV)Sot paradite, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, kardinali Leonardo Sandri kremtoi Meshën Shenjte për shpirtin e imzot Paulos Faraj Rahho, kryeipeshkëv kalde i Mosulit, tridhjetë ditë pasi trupi i tij u gjet pa jetë. Ishte data 13 mars 2008.
Uniteti i Eukaristisë – tha kardinali Sandri, prefekt i Kongregatës për Kishat Lindore, që kryesoi liturgjinë – na bën pjesëmarrës në jetën e pamort të Krishtit të Ngjallur. Prandaj sot na duket si t’i kishim pranë, si të ishin mes nesh, kryeipeshkvin kalde të Mosulit dhe tre të rinjtë katolikë të vrarë në ditën kur rrëmbehej e mbytej ipeshkvi. Kardinali kujtoi, gjatë kremtimit, edhe 3 subdiakonët e vrarë gjatë këtij viti në Irak, së bashku me priftin Raged Gani dhe viktimën e fundit të konfliktit gjakatar në këtë vend, atë Jozef Adel.Eukaristia – nënvizoi kardinali Sandri, i kishte edukuar dhe i kishte përgatitur Meshtarët e vrarë për flijimin e jetës, ashtu si Krishti, në gjurmët e të cilit ecën deri në vdekje. Ata kishin përsëritur çdo ditë fjalët e Krishtit:
“Ky është korpi im, ku është gjaku im. Bëjeni këtë në kujtim tim. Sa herë imzot Rahho e meshtarët tjerë të vrarë, i përsëritën këto fjalë në liturgji, duke u përgatitur për t’ia dhuruar vetveten Hyjit e vëllezërve e duke u bërë kështu, bukë e pastërt për Krishtin”.







All the contents on this site are copyrighted ©.