2008-04-11 18:21:23

Itali: dita e fundit e fushatës zgjedhore


(11.04.2008 RV)Dita e fundit e fushatës zgjedhore në Itali, ku do të votohet të dielën e të hënën për ndryshimin e parlamentit dhe të administratave komunale e provinciale. Fushata është karakterizuar nga tone të ulta në fillim, por më pas është ndezur mbi tema që kanë të bëjnë me aleancat ndërmjet partive, sondazhet e skedat elektorale. Programet e partive për të ardhmen e vendit kanë mbetur kryesisht jashtë reflektorëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.